“Toni Kroos është lojtar i mrekullueshëm, ai garanton të ardhmen. Me atë dhe me lojtarët tjerë mendoj se Bayerni do të jetë në gjendje ta tejkalojë edhe Barcelonën”, theksoi Hoeness.
Bayerni momentalisht është lider në Bundesliga dhe është një ndër pretendentët për ta fituar Ligën e Kampionëve.





