“Fakti se luajtëm mirë ndaj Levantes nuk do të thotë se do të luajmë mirë nesër, sepse Real Madridi luan ndryshe. Sfida është që të kemi sa më shumë posedimin e topit, edhe pse kjo do të jetë e vështirë ndaj ekipit të Mourinhos”.
“A do të luaj me tri mbrojtës ndaj Realit? Të luash me tri mbrojtës është mirë nëse dominon, por nëse nuk dominon atëherë është e vështirë, jo vetëm ndaj Realit, por ndaj secilit klub tjetër në botë”, deklaroi Guardiola.





