“Unë e kam parë Chelsean kundër Wiganit dhe mendoj se Wigani ishte fantastik. Kjo do të thotë shumë për Roberto Martinez, ai vazhdon të luajë futboll të mirë pavarësisht pozitës së tyre”.
“Ne kemi histori të mirë me Wiganin, por nuk do të garantohemi për asgjë. Ne duhet të mbajmë këmbën në pedale. Nuk mendoj se ata janë ekip për mbijetesë, ata po luajnë mirë ndaj ekipeve të mëdha”, tha Ferguson.