Skuadra e Liverpoolit u nxeh me fanellat me emrin e uruguianit para ndeshjes ndaj Wiganit të mërkurën në shenjë mbështetje për sulmuesin, i cili u dënua me tetë ndeshje suspendim nga FA, kurse në qendër të kritikave ka intervenuar Kenny Dalglish që ka mbrojtur këtë fushatë.
“Kjo fushatë nuk i ka bërë dëm askujt. Unë nuk mendoj se lojtarët shkaktuan ndonjë problem me FA me ato fanella. Suarez ka qenë mjaft emocional dhe shumë falënderues, nuk mendoj se është zhgënjyese kur njerëzit i ofrojnë dikujt përkrahjen që e meriton”, theksoi Dalglish.