“Kur Steven nuk luan atëherë mungesa vërehet shumë, kështu që kur ai luan mendoj se është impakti shumë i madh. Është e mrekullueshme të shohim atë duke shënuar gol, sepse ai ka punuar vërtet shumë për të ardhur aty ku është. Ishte lëndim i çuditshëm, ai djalosh meriton fat më të madh”.
“Ai është lojtar tepër i rëndësishëm, të gjithë e duan dhe e lëvdojnë për atë që ka bërë për klubin, ndërsa tani i ka vënë presion vetes pasi shënoi këtë gol”, tha Dalglish.





