Seydou Doumbia kaloi rusët në epërsi (50’), ndërsa Esteban Cambiasso e barazoi menjëherë rezultatin (51’).
Hero i takimit ishte Vasiliy Berezutskiy, i cili e shënoi golin e fitores tre minuta pa përfunduar takimi.
Ndeshja tjetër e Grupit B, ndërmjet Lille dhe Trabzonspor përfundoi pa gola.
Pas xhiros së fundit, Interi kualifikohet nga pozita e parë në këtë grup, ndërsa CSKA Moska vazhdon tutje nga vendi i dytë. Trabzonspor do të luajë në Europa League.





