Pritet që gjatë afatit kalimtar dimëror nga klubi francez të largohet ndonjë nga lojtarët kryesorë të ekipit, ndërsa duket se ky do të jetë 24-vjeçari Cissokho për të cilin interesohen skuadra të tilla, si Newcastle dhe Borussia Dortmund.
“Ne e kemi transferuar Mouhamadou Dabon për ta zëvendësuar Cissokhon”, ka deklaruar Aulas për OLTV, ndërsa besohet se Lyoni kërkon rreth tetë milionë euro për lojtarin që po ashtu kërkohet edhe nga klubet ruse.





