Hernandez mund të mungojë deri në gjashtë ndeshje para vitit të ri, pasi pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Aston Villës në pjesën e parë të sfidës që përfundoi me fitore minimale për Djajtë.
“Ne mendojmë se është ndrydhje e ligamenteve të nyjes. Ne momentalisht i kemi punët keq me lëndimet. Mund të shkojnë tri deri në katër javë”, theksoi Fergie.





