La Stampa shkruan se Chelsea dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Higuain. Juve ishte klubi i parë që është interesuar për lojtarin, derisa së fundi edhe Chelsea po ashtu ka kërkuar informata për të.
Në anën tjetër, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende shpreson se ai mund të ribashkohet me ikonën e Chelseat, Didier Drogba. Sport shkruan se Mourinho është i gatshëm të presë deri verës për të sjellë Drogban në Spanjë.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe është duke refuzuar të vazhdojë kontratën, derisa analizohet mundësitë tjera.





