“Unë jam mësuar me spekulimet, pasi që në momentin që jam transferuar ka pasur spekulime për të ardhmen time. Por, unë jam i sigurtë se kur të vijë koha, dhe kur të ketë mundësi konkrete përp t’u transferuar, unë do ta di këtë para të gjithëve”.
“Tani le të flasin njerëzit e interesuar për të spekuluar. Unë jam i përqendruar vetëm në atë që duhet të bëj për Napolin. Mua vërtet më pëlqen futbolli anglez, ashtu sikurse italian, por jam fans i futbollit spanjoll. Kamë shumë hapësira dhe është më lehtë për një sulmues të lëvizë në fushë. Spanja është ideale për mua, dhe do të isha i lumtur të luaj atje”, ka thënë Cavani.





