Spanja do të përbllet me Kroacinë, Italinë dhe Irlandën në Grupin C dhe kapiteni i Spanjës ka kërkuar respekt maksimal për kundërshtarët.
“Shorti për kampionatin evropian Euro 2012 na ka vënë përballë Italisë, Irlandës dhe Kroacisë. Ne kurrë nuk duhet të jemi aq të bindur, respekti ndaj të trija ekipeve duhet të jetë maksimal”.
“Ne e dimë se secila ndeshje do të jetë vendimtare për mbrojtjen e titullit të fituar katër vite më parë. Do të jetë kampionat i shkëlqyer, ka shumë ekipe të mira të cilat do të na japin ndeshje të shkëlqyera”, ka thënë Casillas.





