“Sigurisht, fitorja është ajo që të gjithë e duan. Sidoqoftë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë pasi Barcelona ka ekip të mrekullueshëm. Ne po hyjmë në këtë takim me formë të shkëlqyer dhe me shumë opsione”.
“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe ndeshja e të shtunës është testi i përkryer për ne që të shohim ku qëndrojmë. Vitin e kaluar situatat kontestuese kanë ndryshuar marrëdhëniet mes Real Madridit dhe Barcelonës. Por, presidentët kanë marrëdhënie të mira”, u shpreh Butragueno.