Klubi nga Ligue 1, PSG, raportohet se është lider në garën për të nënshkruar me anglezin, me drejtorin sportiv të klubit francez, Leonardo, që konfirmoi se kishte biseduar me Beckham.
Por ish-mesfushori i Milanit, Real Madridit dhe Manchester United, thotë se ai ende nuk e di se ku do të luajë në të ardhmen, ndërsa edhe qëndrimi te LA Galaxy është i mundshëm.
“Jam shumë krenar për kohën time të kaluar me Galaxy dhe kjo mund të vazhdojë. Mendoj se në fund të ditës kam një vendim të madh për të marrë por të cilin ende nuk e kam marrë”, ka deklaruar Beckham.





