Blaugranët u shpallën kampionë të botës me një fitore mbresëlënëse prej 4-0 kundër Santosit, duke konfirmuar veten si skuadra më e mirë në botë.
“Ne jemi gjithmonë të relaksuar. Kësaj skuadre i pëlqen presioni, ky ekip i pëlqen lojërat e këtilla dhe kjo është arsyeja pse kanë fituar kaq shumë në këto katër sezonet e fundit”.
“Ata nuk kanë nevojë më që t’i dëshmojnë askujt asgjë. Krejt çfarë duhet të bëjmë është që të vazhdojmë të besojmë se mund të bëjmë më shumë”, ka deklaruar Fabregas.