Blutë janë kritikuar shumë këtë edicion për shkak të pozitës jo të mirë në Ligën Premier, si edhe për shkak të rrezikimit për moskualifikim në fazat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri nuk ka mundur ta mbajë entuziazmin pas fitores së të martës mbrëma.
“Jemi përmirësuar shumë. Ka pasur shumë kritika për lojtarët tanë dhe unë mendoj se sot (e martë) ata ua dhanë të gjithëve nga një shuplakë ne fytyrë”.
“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë për mua, është me rëndësi që Chelsea e zë vendin e parë në grup dhe arrin të menaxhojë objektivat që duam t’i arrijmë”, u shpreh portugezi për Sky Sports pas ndeshjes.





