Spekulimet për ish-futbollistin e Milanit kanë qenë të freskëta kohëve të fundit dhe tani mediat angleze raportojnë se Arsenali ka përparuar në bisedime për mesfushorin.
RMC raporton se presidenti i Lyonit, Jean-Mihcel Aulas, po qëndron në Londër këtë javë për të biseduar për transferimin, me Arsenalin që po e kërkon francezin në skuadër si përforcim i janarit.





