“Villas-Boas nuk mund të bëjë mrekulli. Ky është një ekip i moshuar tash. Është i njëjti ekip si ai që lash unë kur u largova, me përjashtim të Juan Mata dhe Raul Meireles”.
“Problemi nuk është Villas-Boas, është vetë ekipi që ai ka. Andre është i ri dhe pa përvojë, por ai ia ka dalë mirë dhe është i talentuar. Mendoj se Roman Abramovich duhet t’i japë kohë atij për t’i zgjidhur gjërat dhe për t’i bërë idetë e tij të funksionojnë“, ka deklaruar italiani për Daily Mirror.