“Ndaj Bolonjës do të jetë ndeshje tjetër nga sezoni i kaluar. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë sepse ata po kalojnë nëpër periudhë të mirë”.
“Ata luajtën mirë të enjtën dhe janë eliminuar nga kupa vetëm pas 120 minutash lojë. Të dielën e kaluar, ata mposhtën Sienën. Do të jetë shumë vështirë për ne. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të luajmë ndeshje të mirë teknike dhe të marrim tri pikët”, u shpreh Allegri.