...zemër e popullit në damarët e tu...

Nurie Zekaj

                                                  ATDHEU

Rilindesh në gjakun e bijëve tu

çdo pjesë jotja
zemër e popullit
në damarët e tu
gjaku ynë
në rrudhat e ballit
ruajmë krenarinë për ty
në jehonën e zërit shpalosim
kurorën tënde
linde për të mos e ngrysur kurrë
rritesh bashkë me krenarinë tënde
për të mos e njohur përkuljen.