Nga Alain De Benoist*
Poeti Ezra Pound tek kënga XLV e libretit “Cantos” shkruan: “Me fajde njerëzit nuk kanë shtëpi prej guri, me blloqe të prerë e të fiksuar në atë mënyrë që zbukurimi të mbulojë sipërfaqet e tyre me fajde, njerëzit nuk mund të kenë parajsa të pikturuara në muret e kishave. Me fajde mëkati është kundër natyrës, buka është e vjetruar, e thatë si letra, pa thekër e miell gruri, me fajde veçoria rëndohet, nuk është veçse një demarkacion i rremë, njerëzit nuk kanë më vende në shtëpitë e tyre dhe gurgdhendësi privohet nga guri, ai që merret me pëlhurat nga vegja, kufomat janë në banket, me thirrje të fajdesë.
Ekseset e interesit të kredisë janë dënuar në Romë, siç dëshmon filozofi i lashtë Katoni, sipas të cilit, nëse hajdutët e objekteve të shenjta meritojnë një dënim të dyfishtë, fajdexhinjtë e meritojnë katërfish. Akoma më radikal është dënimi i Aristotelit me djegie. Kështu shkruan: “Arti i marrjes së pasurisë është dy llojesh: nëse i pari është në formën e tij komerciale, i dyti varet nga ekonomia e brendshme, kjo formë e fundit është e nevojshme dhe e lëvdueshme, ndërsa tjetra mbështetet tek përfundimi dhe autorizon kritika të drejta, sepse nuk ka asgjë natyrale. Në këto kushte, ajo që urrehet për këto arsye është praktika e kreditimit në interes dhe fitimi që merret është fryt i monedhës së njëjtë dhe nuk i përgjigjet më fundit që ka çuar në krijimin e tij. Nëse monedha është shpikur nga pikëpamja e shkëmbimit, është interesi që shumon sasinë e vetë monedhës. Interesi është një monedhë e lindur nga një monedhë. Si rrjedhojë, kjo mënyrë për të fituar para është midis nesh, në kundërshtim me natyrën.
Fjala “interes” do të thotë të ardhura parash. I referohet mënyrës me të cilën paraja “i jep jetë të tjerave”. Që në Mesjetë, Kisha katolike mbështet dallimin që kishte bërë e drejta romake për kredinë e pronës: ka gjëra që konsumohen nëpërmjet përdorimit dhe të tjera që nuk konsumohen fare e që quhen commodatum. Të kërkosh një pagesë për kredi është në kundërshtim me të mirën e përbashkët, sepse paraja është një e mirë që nuk konsumohet. Kredia me interes duhet të jetë dënuar nga Këshilli i Nikesë mbi bazën e “Shkrimeve” – pavarësisht së Bibla nuk e dënon qartë. Në shekullin XII, kisha merr përsipër dënimin e Aristotelit me djegie. Edhe Shën Tome Akuini e dënon kredinë e interesit, me disa rezerva, me arsyetimin se “koha i përket vetëm Zotit”. Islami, akoma më i egër, nuk e lejon fare mundësinë e dallimit ndërmjet interesit dhe fajdesë.
Praktika e kreditimit me interes është përhapur gradualisht, në lidhje me rritjen e klasës borgjeze dhe me zgjerimin e vlerave të tregut që kanë qenë instrument i fuqisë së tij. Duke filluar nga shekulli XV, bankat, kompanitë tregtare dhe më pas manifakturat, mund të paguajnë interes mbi fondet e huazuara, me largimin e mbretit. Pika vendimtare e kthesës korrespondon me ardhjen e protestantizmit dhe më saktë të kalvinizmit.
Kalvini ishte teologu i parë që pranoi praktikën e kreditimit me interes, që përhapet nëpërmjet rrjeteve bankare. Me Revolucionin francez, kreditimi me interes bëhet komplet i lirë dhe ndërkohë lulëzojnë banka të reja, me fonde të konsiderueshme, të cilat vijnë kryesisht nga spekulimet mbi mallrat e vendit. Kapitalizmi merr fluturimin.
Fillimisht, fajdeja cakton interesin e thjeshtë, pavarësisht nga norma e aplikuar. Sot, quajmë “fajde” interesin e një shume abuzive, që i atribuohet një kredie. Fajdeja është dhe procesi që lidh atë që përfiton nga kredia me një borxh që nuk mund të paguajë e të marrë mallrat që i përkasin atij, por që ka pranuar të lejë si garanci borxhin. Kjo është pikërisht ajo që ndodh sot në nivel planetar.
Kredia lejon konsumimin e së ardhmes në të tashmen. Bazohet në përdorimin e një shume virtuale që aktualizohet duke i atribuuar një çmim: interesin. Përgjithësimi i parimit mbi të cilin bazohet, zbeh parimin elementar sipas së cilit nevojitet kufizimi i shpenzimeve në nivelin e burimeve, duke parë se nuk mund të mendohet të jetosh përjetësisht mbi mjetet e tyre. Rritja e kapitalizmit financiar ka favorizuar këtë praktikë: ka ditë në të cilat tregtarët ndryshojnë dhjetë herë ekuivalentin e GDP-së botërore dhe kjo tregon shkyçjen e mjaftueshme me ekonominë reale. Atëherë kur sistemi i kreditit bëhet një pjesë qendrore e emblemës së kryeqytetit, hyhet në një rreth vicioz, rezultati kryesor i kreditit rrezikon të përkthehet në rënien e përgjithshme të sistemit bankar.
Duke zotëruar kërcënimin e një kaosi të tillë, bankat janë ndihmuar vazhdimisht nga shtetet. Përgjithësimi i qasjes në kredi, që përfshin huadhënien me interes, ka qenë një nga instrumentet më të privilegjuar të zgjerimit të kapitalizmit dhe të shoqërisë së konsumeve duke nisur nga paslufta. Duke u futur në borxh, familjet europiane e amerikane sigurisht që kanë kontribuar, ndërmjet viteve 1948 dhe 1973, në prosperitetin e epokës së ashtuquajturit “tridhjetë vjeçari i lavdishëm i rritjeve”. Gjërat ndryshuan në momentin kur krediti i hipotekës mori përparësi në krahasim me format e tjera të kreditit.
“Mekanizmi i një hipoteke si një garanci reale i huave përfaqëson shumë më tepër, kujton Jean-Luc Greau, se sa një teknikë që garanton shuma të dhëna hua, sepse përmbys tablonë logjike të atribuimit, vlerësimit dhe ndalimit së kredive të dhëna. Rreziku i kufizuar i hap rrugë bastit mbi zotësinë në rast falimentimi të debitorit, vënies në lojë së hipotekës dhe marrjes së përfitimit për ta rishitur me kushte të favorshme”. Këto manipulime hipotekash të transformuar në mjete financiare, të kombinuara me vështirësitë e pagesës për të përfituar nga borxhi, të paaftë për të shlyer borxhet e tyre, çuan në krizën e vjeshtës së vitit 2008.
Sot, ne shohim përsëritjen e një veprimi analog që rëndon mbi shtetet sovrane që përballen me krizën e borxhit publik.
Ne jemi duke asistuar në rikthimin e bujshëm të sistemit të fajdeve. Atë që Keynes e quante “regjimi i kreditorëve” i korrespondon përkufizimit modern të fajdesë. Proceset e fajdeve i gjejmë në mënyrat në të cilat tregjet financiare dhe bankat mund të ulin borxhet reale të shteteve, duke u bërë padronë të titujve të tyre të interesit në një borxh në të cilin kryesori përbën një mal parash virtuale, që nuk mund të rimbursohet kurrë. Aksionarët dhe kreditorët janë Shylock-ët e epokës sonë.
Borxhi ecën paralelisht me rritjen materiale: as njëri e as tjetri nuk mund të rriten deri në pafundësi. “Europa e kompromentuar me financën, shkruan Frederic Lordon, rrezikon të shkatërrohet prej saj”. Prej kohësh shkruajmë: sistemi i parasë do të shkatërrojë vetveten. *Autori është filozof francez, i konsideruar si një nga teoricienët e së djathtës së re





