“Foreign Policy”
Në fakt, sipas Dan Plesch, një analisti britanik në Universitetin e Londrës, OKB-ja u bё realitet. Në një libër të ri provokativ për Amerikën, Hitlerin dhe Kombet e Bashkuara, ai eksploron “rrënjët” e Kombeve të Bashkuara si një aleancë ushtarake e Luftës së Dytë Botërore dhe argumenton se: Kjo aleancë ka shfrytëzuar fuqinë e “butë” të bashkëpunimit shumëpalësh, për të mposhtur fuqitë e Boshtit dhe menaxhuar paqen e pas luftës. E themi kёtё me sigurinë mё tё madhe, se lufta kundër Hitlerit dhe aleatëve tё tij, u krye kryesisht nga amerikanët, udhëheqësit britanikë, Bashkimi Sovjetik, si edhe oficerë dhe ushtarë. Por Plesch argumenton se Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i një fronti të gjerë ndërkombëtar nga Britanikët, të ashtuquajturit Kombe të Bashkuara, ka luajtur një rol jetik në sigurimin e fitores që është “shuar me kohё nga kujtesa kulturore”. Presidenti Franklin D. Roosevelt prezantoi një seri shumëpalëshe inovacionesh, nga ngritja e një komisioni për krime lufte tek ngritja e një agjencie ndërkombëtare “lehtësimi”, e cila ndihmoi nё krijimin e një aleancë prej më shumë se 30 vendesh dhe siguroj atë publik tё “izoluar”, amerikan, që qëllimet e luftës ishin në përputhje me vlerat demokratike amerikane dhe se barra e detyrimeve për konfliktin do të ndahesh midis këtyre vendeve. “Për shumicën e njerëzve Kombet e Bashkuara, tashmë me 193 vende anëtare, është një i organizatë e madhe dhe e çrregullt, e cila shpesh zhgënjen dhe sa për sukseset e saj, rrallё tё vjen të dëgjosh ndonjë. “Sir Brian Urquhart, një ish-oficer britanik i inteligjencës, i Luftës së Dytë Botërore, i cili i kushtoi karrierën e tij të mëvonshme Kombeve te Bashkuara, shkruan në librin e tij. “Vetëm pak veta kujtojnë se Kombet e Bashkuara erdhën në “jetë” në vitin 1942 vetëm pas Pearl Harbor, që atëherë OKB-ja ishte duke luftuar për jetën e saj, kundër Hitlerit dhe aleatëve tё Boshtit”, tha ai. Plesch ka mbledhur një “tufё” dokumentesh qeveritare, kujtime, copa të prera gazetash dhe të dhëna historike, tё cilat tregojnë se sa thellë është e rrënjosur shprehja, “Kombet e Bashkuara”, kanё luftuar për ndërgjegjësimin e publikut gjatё kohёs sё luftës. Në fakt, ajo ishte bërë si njё sinonim me forcat aleate. “Kombet e Bashkuara”, u mburr gjenerali Dwight D. Eisenhower, “u kanë shkaktuar gjermanëve humbje tё mëdha, në betejë të hapur edhe kokё për kokё”. Plesch, një ish-përkrahës i kontrollit të armëve, është një mbështetës i “patrembur ” i Kombeve të Bashkuara dhe libri i tij shërben si një kritikë për tendencat konservative amerikane, të cilat ai beson se i kanë vështirësuar operacionet e OKB-sё në vende si Iraku (Ndërsa lufta në Irak kishte tё bënte me një koalicion ushtarak, i mungonte një miratim i qartë i OKB-së dhe u kundërshtua nga disa nga aleatët evropian kyç, tё Uashingtonit). Ai e interpreton çështjen edhe me tё dhëna të tjera historike, që kanë vënë në pikëpyetje themelet progresive tё Kombeve të Bashkuara, duke veçuar pretendimet e historianit britanik Mark Mazower, që Kombet e Bashkuara u themeluan për të ruajtur gjurmët e fundit të një epoke koloniale nё venitje. Për Plsech, organizata mishëron aspiratat demokratike tё Roosevelt-it dhe ato anti-imperialiste. Por ai ofron një arsyetim bindës, se aleanca e ushtarake e OKB-sё, ka luajtur një rol qendror në ndërgjegjen e kombit dhe përgatitjen e terrenit për “fillimin e një kulture shumëkombëshe”. “Tre vjet para se Kombet e Bashkuara tё krijoheshin dhe njiheshin zyrtarisht, në vitin 1945, një titull kryesor i gazetës se Uashingtonit, më 5 janar tё 1942-it, thërriti: “Blloqet Anti-Bosht u ftuan të bashkoheshin me Kombet e Bashkuara”.
Më vonë atë vit, fuqitë aleate lëshuan Deklaratën e OKB-së dhe më 14 qershor vendosën ditën zyrtare tё saj. U paraqit një flamur i kohës së Luftës së OKB-së, projektuar nga një industrialist New York-ez, me një sfond të bardhë me katër shirita tё vendosur nё formë vertikale, për tё përfaqësuar “katër liritë” e Presidentit Roosevelt. Gjithashtu u përfshi edhe një konkurs literature i OKB-së, grupet e avokateve tё OKB-së, vulat e OKB-së, madje edhe një libër historie i OKB-së. Historia e Plesch fillon më 29 dhjetor të vitit 1941, në një dhomë miqsh nё Shtëpinë e Bardhë, ku kryeministri britanik Uinston Churchill doli i zymtë dhe gjysmë i zhveshur (“një engjëll rozё) siç do ta quante mё vonё, “i zoti i shtëpisë” Rousvelt-i) nga dushi, për të ndarё mendimet e tij rreth aleancës sё re ushtarake, e cila do të përballej me Hitlerin, “Kombet e Bashkuara”, thotë Roosevelt. “Mirë!” i përgjigjet Churchill.
Përpjekjet e Roosevelt-it për të paraqitur luftën, si pjesë e një misioni të gjerë ndërkombëtar, duke kërkuar dhe duke i bёrё apel për mbështetjen e mbi 30 kombeve nga Brazili në Kinë, ka ndihmuar të reduktojë shqetësimet e publikut amerikan, i cili ishte skeptik për tё hyrё në një aleancë të huaj dhe tё rrezikshme, me fuqitë e mëparshme koloniale botërore. Kombet e Bashkuara shërbyen si një nocion progresiv që përshtatet me dashurinë amerikane për demokraci dhe ndarjen e detyrimeve. Plesch, paraqet sesi koncepti i Kombeve të Bashkuara u rrit në një grup organizatash, qё organizuan bashkëpunimin ndërkombëtar në fronte të shumta. Dy vjet para “lindjes” sё Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara themeluan Komisionin e Ushqimit dhe Bujqësisë për të trajtuar varfërinë globale, Administrimin e Rehabilitimit për të koordinuar përpjekjet e ndihmës, si dhe një Komisioni tё OKB për krimet e luftës. Konferenca e parë e OKB-së u mbajt në Hot Springs, nё Virxhinia, në vitin 1943. "Kombet e Bashkuara, si fillim u lançuan si një simbol, por shumë shpejt morën një identitet të përbashkët", shkroi Plesch. "Kjo largoi mosbesimin tradicional amerikane të aleancave ekskluzive, veçanërisht një aleancё me Mbretërinë e Bashkuar ... duke listuar kombet e lira të botës pas fuqive tё mëdha". Rrënjët e Kombeve të Bashkuara gjatë kohës së luftës janë të evidentuara pastër nga roli i privilegjuar, i dhënë fuqive tё mëdha për menaxhimin e sigurisë ndërkombëtare pas luftës. Pesë fitimtarët e luftës: Britania, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik (tani Rusia), Kina dhe Franca, kanё të drejtën e vetos, për të bllokuar çdo masë nën shqyrtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Statusi i OKB-sё, ndërkohë, vazhdon të identifikojë fuqitë e Boshtit; Gjermania, Italia dhe Japonia, për armiqtë e Kombeve të Bashkuara, edhe kur te njëjtat qeveri janë shfaqur si mbështetës të mëdhenj të OKB-së dhe luftës financiare. Nё luftё janë përfshirë shumё nga këto kompromise tё krimbura dhe aleanca me qeveri tё neveritshme, tё cilat njihen mirё nga vëzhguesit e ditëve tё sotme, të cilët kanë shprehur zemërimin se rrëzimi i diktatorin tё Libisë Muamar al-Gedafi, do të mund t’u siguronte një vend nё Këshillit e të Drejtave të Njeriut, ose një vend bërthamor si Koreja e Veriut, e cila mund të marrë një vend në komision. Plesch, për shembull, citon një vendim nga Eisenhower, për të lejuar një marrëveshje bashkëpunimi me një lider të qeverisë pro-naziste, tё qeverisë së Vishi-së në Francë.
Me programin “jap-marr”, fabrikat amerikane furnizuan me sasi tё mëdha materialesh britanikët dhe e kundërta ndodhi pёr ushtrinë e kuqe tё Stalinit. Ky program ka ndihmuar Sovjetikёt tё parandalojnё një pushtim tё Rusisё nga gjermanёt; duke “ngurtësuar makinën luftarake” gjermane, por gjithashtu është kritikuar nga konservatorët, për forcimin e fuqisë ushtarake tё sovjetikët, kur gjatё Luftës sё Ftohtë dy fuqitë aleate u bënë rivalë. Programi “jap-marr”, u bё themeli i bashkëpunimit tё OKB-së, shkruan Plesch. “Pa programin “jap-marr”, rezultati i betejave do tё ishte kaotik.





