“Unë do të tentoj të tregoj se jam në gjendjen më të mirë dhe të tregoj se jam mjaft i mirë për të luajtur këtu. Stërvitjet e mia dhe stili im i jetës më ndihmon t’i përshtatem futbollit anglez. Për momentin, unë nuk kam probleme këtu. Vendimi përfundimtar i mbetet menaxherit, kështu që do të përgatitem për debutimin”, theksoi Park.
Park Chu Young ishte në pankinën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Chelseat, që përfundoi në fitore për Topçinjtë.





