Sipas Daily Mail, Spursat janë duke bërë presion enorm mbi lojtarin për të nënshkruar një kontratë prej 100 mijë funtesh në javë.
Modric dhe agjentët e tij kanë qenë në negociata që disa javë me drejtuesit e Tottenhamit mbi kontratën e re që do të mund ta bënte lojtarin më të paguar te klubi nga White Hart Lane. Sidoqoftë, rinovimi nuk pritet të ndodhë deri në fund të sezonit.





