Bayerni është duke kaluar nëpër formë fantastike me shumë pak gola të pranuar, por me një lojë super ofensive. Dhe, kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur nga gjeniu argjentinas.
“Bayerni ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe një ekip shumë të rrezikshëm. Ata janë shumë më të fortë se sa vitin e kaluar. Të gjithë deri të Schweinsteiger janë në top formë. Dhe fakt tjetër është se finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Allianz Arena, që është bonus për ta”, theksoi Messi.





