“Për mua, Barcelona është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave. Në historinë e futbollit ju keni skuadra të mëdha sikur Ajaxi, Milani dhe Manchester Unitedi që kanë pasur cikle të mrekullueshme, por Barcelona ka fituar gjithçka, lojtarët e saj kanë fituar Euro 2008 dhe KB 2010”.
“Real Madridi? Jose Mourinho është trajner i madh. Këtë vit ai ka një grup më të mirë lojtarësh. Mendoj se fatkeqësia e tij është që duhet të përballet me ekipin më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë Lippi.





