Braziliani po vuan nga një lëndim që e pësoi muajin e kaluar ndaj Real Sociedadit, ndërsa i shtohet listës së lojtarëve të lënduar, ku bëjnë pjesë edhe Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Marcelo dhe Alvaro Arbeloa.
“Kaka ende ka një problem të vogël, por ai e ka tejkaluar lëndimin. Ne nuk duam që ai të kthehet në fushë deri s atë jetë qind për qind i riaftësuar”, ka thënë Mourinho.
Portugezi i e ka vënë në dyshim edhe mundësinë e paraqitjes së Sergio Ramos.





