Menaxheri i bavarezëve ka theksuar se ekipi i tij është dominues në grup, prandaj skuadrat tjera tentojnë që t’i arrijnë. Ai ka lënë të kuptohet se arritja në finale është objektiv për ta.
“Ka disa skuadra të forta, por pse të jetë e pamundshme finalja për ne”, është shprehur Heynckes.
Bayern Munichu të mërkurën mbrëma zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin A kundër Napolit.





