“Kur ju them se kam shumë besim te David Villa, atëherë këtë e them me plot kuptimin e fjalës. Thiago Alcantara nuk startoi edhe pse luajti në nivel të lartë, ndërsa nuk startoi as Iniesta”.
“Unë nuk mund të justifikohem sa herë ai është zëvëndësues. Jo të gjithë mund të luajnë, por unë kam besim te të gjithë. Unë e njoh secilin lojtar dhe çfarë ata mund t’i japin ekipit. Messi nuk ankohet, ai nuk rrëzohet në tokë edhe nëse ndjen dhimbje. Jam brengosur për të, por ai është mirë dhe shënoi gol”, potencoi Guardiola.





