41 vjeçari Babak Rafati nuk u paraqit fare në këtë takim pasi në mëngjesin e të shtunës tentoi të vetvritet në hotelin e tij.
Zyrtarët e Kolnit nuk e kanë ditur se çfarë po ndodhte duke bërë që tifozët të hynin në stadium 45 minuta para se të fillonte takimi. Ndeshja nuk u zhvillua fare pasi një gjyqtar zëvëndësues ishte e pamundur të gjindej në kohë.
Kjo nuk është hera e parë që futbolli gjerman goditet nga tragjeditë jashtë fushe.
Në nëntor të vitit 2009, portieri gjerman Robert Enke bëri vetvrasje duke dalë përpara një treni.
Rafati është një gjyqtar me përvojë në Bundesliga, pasi ka referuar në rreth 200 ndeshje kampionale.





