Gerrard ka pasur një fillim jo të kënaqshëm të sezonit me probleme lëndimi, por gjatë kësaj kohe ka pasur mundësi të përcjellë dhe të vlerësojë talentin e sulmuesit Uruguaian.
“Të shohësh Luis një ditë të luajë, një ditë jo, ka qenë habi për mua. E kam ditur se ai është një lojtar i mirë. Pasi kam punuar me të çdo ditë mendoj se ai ka potencial për të qenë një prej ë të mirëve në botë”, është shprehur Gerrard.