Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë atraktive me raste për të shënuar, në të cilën triumfoi skuadra mysafire me epërsi prej një goli.
Një top i gjatë i Xabi Alonsos e gjeti për mrekulli Karim Benzeman, i cili me të majtën kaloi Realin në epërsi (20’).
Gjysma e dytë u shoqërua me përplot tensione, shumë kartonë të verdhë, ndërsa u shënuan edhe katër gola.
Pas një periudhe loje jo të mirë nga ana e të dyja skuadrave, Sergio Ramos dyfishoi epërsinë e Los Blancos pas një harkimi nga këndi të Mesut Oezil (72’).
Mirëpo, ishte Roberto Soldado lojtari i cili e ndezi atmosferën në Mestalla duke e ngushtuar epërsinë e Mbretërve (75’).
Cristiano Ronaldo shfrytëzoi një gabim të portierit vendas për ta ngritur përsëri epërsinë e skuadrës së tij (79’).
Megjithatë, sërish doli në skenë ish-lojtari i Realit, Roberto Soldado, i cili e bëri më dramatik fundin e takimit (83’).
Soldado e shënoi edhe golin e tretë, mirëpo ai u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa deri në fund Los Che nuk arritën të bëjnë më shumë për ta barazuar rezultatin edhe pse në fund e patën një mundësi të mirë dhe pati paqartësi për prekje të topit me dorë.
Real Madridi rikthen diferencën prej tre pikësh në krye të tabelës kundrejt Barcelonës.





