Daily Mail shkruan se Sunderlandi do të ketë konkurrencën e Liverpoolit dhe Nurembergut për Mehmedin, që të tria ekipe të cilat synojnë ta transferojnë sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.
Shqiptari nga Maqedonia, 20-vjeçar, i cili aktivizohet për përfaqësuesen e Zvicrës, ka shënuar 13 gola në 47 ndeshje për Zurichun.





