Mbretërit kanë fituar tetë ndeshje radhazi në La Liga dhe gjenden në krye të tabelës me tre pikë më shumë se Blaugranët, ndërsa dy rivalët e përbetuar më 10 dhjetor zhvillojnë derbin e madh, ‘el Clasico’.
“Ata nuk do të humbin pikë”, ka thënë 24-vjeçari për Marca.
Nga ana tjetër, Fabregas është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij te katalunasit, ndërsa ka pohuar se Xavi ka ndikim të madh në lojën e tij.





