Cavani: E dinim se mund ta mposhtim Cityn

Ylli i Napolit, Edinson Cavani, thotë se ata gjithmonë kanë menduar se mund ta mposhtin Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.
Cavani shënoi dy gola për t’i dhënë ekipit italian fitoren 2-1 ndaj gjigantit anglez, dhe për ta çuar atë një hap para kualifikimit për në fazën e ardhshme.

“Ia dedikoj fitoren të gjithë qytetit. Ne gjithmonë kemi besuar. Nga dita e parë ne kemi menduar se mund të garojmë me Manchester Cityn dhe ekipet tjera në grup. Ne gjithmonë përgatitemi të japim gjithçka dhe luajmë me mentalitet fituesi”, ka thënë Cavani.