“Është vërtet keq që nuk arritëm të fitojmë. Kjo më lë me shije të hidhur sepse për mendimin tim, nuk ishte rezultat i drejtë. Ne krijuam më shumë raste se sa Anglia, që e shfaqën fuqinë në ndërprerje”.
“Pos ndërprerjeve, nuk e di nëse kanë krijuar diçka tjetër gjatë gjithë takimit. Ndeshjet të cilat i kemi pasur të vështira kanë qenë ndaj kundërshtarëve që luajnë lojë të fortë dhe vrapojnë e i mbajnë gjërat të ngushta në terren”, tha Casillas.