Juve aktualisht është në maje të tabelës në kampionatin italian, një pikë mbi Milanin dhe Udinesen. Biankonerët të shtunën takohen me Lazion në derbin e javës në Serie A.
“Nëse do të kisha 10 monedha për t’i vënë bast, atëherë do të vendosja gjashtë për Milanin, të cilët janë favoritë për mua, pastaj nga një për Lazion, Napolin, Udinesen dhe Juventusin”, ka deklaruar Buffon.