Zidane shpreson Beckham të luajë për PSG

Zinedine Zidane shpreson që ish-bashkëlotjari i tij te Real Madridi, David Beckham, të regjistrojë një pjesë të karrierës së tij si futbollist edhe në Francë.
Ylli i Los Angeles Galaxy është cak i francezëve të Paris Saint Germain, ndërsa për të janë të interesuar edhe klubet angleze si Tottenham dhe QPR.

“Beckham te PSG? Do të ishte mirë. Sigurisht, shqetësimi për moshën e tij është gjithmonë aty, por ai është një profesionist i madh i cili jep gjithçka për ekipin e tij dhe gjithmonë lufton. Kjo është e rëndësishme, gjëja kryesore”.

“Ne do të duhet të shohim nëse ai ruan atë kapacitetin e patjetërsueshëm, por nëse ekipi e dëshiron, atëherë pse ai nuk duhet të nënshkruajë për PSG??”, ka thënë legjenda franceze e futbollit.