Por përveç postit të tyre të njëjtë Xhavit Haliti e Sabri Hamiti janë edhe “shokë të pandashëm” edhe postet e tyre prej deputeti. Madje ata janë ndër të rrallët deputetë që pinë kafe haptas në holin e Kuvendit të Kosovës pa pasur “frikë” nga “padronët” e tyre politikë apo nga kolegët e tyre deputetë të cilët në foltore janë “të zjarrtë” e pas përfundimit të seancave parlamentare bëhen “engjëj”.
Por ajo që ua kanë lakmi edhe kolegët e tyre janë postet e pazëvendësueshme të tyre jo vetëm si deputetë por edhe si nënkryetar të Kryesisë së Kuvendit duke i “shijuar” të gjitha privilegjet që u takojnë si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.





