“Wikileaks” dhe fati i Shqipërisë


“Ra ky mort e u pamë”. Në këtë shkrim nuk do t’i bëhet kurrfarë analize apo kritike veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Mirëpo, titulli i romanit të tij koincidon dhe u përshtatet më së miri zbulimeve që ka bërë Wikileaks lidhur me prapaskenat e politikës dhe politikanëve kosovarë.

Ra Wikileaks dhe u panë































Adrian Çollaku

“Ra ky mort e u pamë”. Në këtë shkrim nuk do t’i bëhet kurrfarë analize apo kritike veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Mirëpo, titulli i romanit të tij koincidon dhe u përshtatet më së miri zbulimeve që ka bërë Wikileaks lidhur me prapaskenat e politikës dhe politikanëve kosovarë.

Kabllogramet që Ambasada Amerikane në Kosovë, ia ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flasin më së miri për nivelin e politikanëve tanë, për mentalitetin e tyre dhe në përgjithësi “zbulojnë” dhe “zhveshin” në tërësi personalitetin e tyre, dyfytyrësinë e tyre, anën e errët të tyre... Nga këto kabllograme jepet një pasqyrë më reale e shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve, e që në fakt opinioni ka pasur një perceptim shumë më ndryshe.

Wikileaks zbuloi se edhe njeriu më i fuqishëm i Kosovës, Hashim Thaçi frikësohet nga konkurrenca e brendshme dhe e jashtme politike. Sipas një kabllogrami që ambasadorja amerikane Tina Kadanow, ia kishte dërguar DASH-it, thuhet se Hashim Thaçi në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, nuk i donte listat e hapura në zgjedhje, pasi që “frikësohej” se nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, do të dilte më i votuar se ai.

E, në fakt paraqitja publike e tij në raport me Fatmir Limajn, ishte krejt e kundërt, sepse ata konsideroheshin si dy njerëz shumë të afërt dhe bashkëpunëtorë të ngushtë jo vetëm në luftë, por edhe pas luftës, si kolegë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Wikileaks kishte zbuluar po shtu se kryeministri Thaçi i frikësohej edhe homologut të tij shqiptar, Sali Berishës. Thaçi i kishte kërkuar zëvendësambasadorit amerikan në Kosovë, që të frenonte ndërhyrjen e Sali Berishës në politikën e brendshme të Kosovës, pse kryeministri shqiptar ishte takuar me disa liderë të partive tjera kosovare.

Jo vetëm kaq. U zbuluan edhe shumë prapaskena tjera.

Përçarjet tjera brenda partisë më të madhe kosovare - PDK-së, ankesat e politikanëve të ndryshëm ndaj njëri-tjetrit, tendencat e “eliminimit” politik të njëri-tjetrit...

Wikileaks ka zbuluar edhe anën tjetër të “medaljes”, më saktësisht atë se si e shohin përfaqësuesit e SHBA-ve skenën politike dhe zhvillimet e përgjithshme në vend. Kënd e përkrahnin e kënd e kundërshtonin, kënd e donin e kënd nuk e donin ambasadorët amerikanë në Kosovë...

Ky është vetëm fillimi i zbulimit të personalitetit të vërtetë të politikanëve kosovarë. Në ditët dhe javët në vazhdim Wikileaks do të publikojë edhe një sërë kabllogramesh të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, të cilat edhe më shumë do të paraqesin pasqyrën reale të udhëheqësve të shtetit të Kosovës.

Shkurt e shqip Wikileaks ka bërë një punë shumë të madhe dhe të rëndësishme, nga e cila do të përfitojë më së shumti opinioni publik. Nëse opinioni publik do t’i analizojë ashtu si duhet këto kabllograme të Ambasadës Amerikane drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, atëherë bindja e qytetarëve për politikanët e Kosovës, me gjasë do të ndryshojë. Të paktën perceptimi i tij do të fillojë të jetë më ndryshe, sepse secilit politikan dalëngadalë po i zbulohet fytyra e vërtetë.

Nëse qytetarët e Kosovës dinë t’i vlerësojnë ashtu siç duhet këto kabllograme për zyrtarët e lartë shtetërorë, atëherë mund t’i kontrollojnë më lehtë veprimet e politikanëve dhe mund t’i ndërpresim politikat e tyre të gabuara. Qytetarët duhet të nxjerrin mësim nga këto kabllograme dhe të kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga politikanët. Fati i politikanëve është në duart e tyre. Rastin e kanë, le ta vlerësojnë vetë se kush çka është dhe kush çka meriton. Shyqyr që ra Wikileaks, e u pa kush janë politikanët tanë. Apo do të vazhdojmë edhe më tutje që të jemi të verbër?

Jehona e botimeve në shtypin shqiptar të kabllogrameve të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, do të vijë një ditë dhe natyrisht që do të shuhet.
“Wikileaks” dhe fati i Shqipërisë





Ilir Yzeiri

Nga gjithë ajo zhurmë mediatike do të fiksohen në kujtesën kolektive portretet reale të qeveritarëve shqiptarë dhe do të vuloset përfundimisht portreti i Kryeministrit aktual si shtetari që ishte gati të shiste edhe ujërat territoriale në Greqi mjaft që të rrinte në pushtet, siç thuhet në një prej kabllogrameve.

Analistë të ndryshëm që janë marrë me efektin dhe rëndësinë e botimit të kabllogrameve prej “Wikileaks” kanë vënë në dukje, mes të tjerash, se rëndësia e publikimit të tyre qëndron në faktin se këto kabllograme i bënë fakt dhe i vërtetuan opinionet e përhapura në formë perceptimi. Kështu ka ndodhur në Francë me Sarkozinë apo në Itali me Berluskonin. Raportimet e diplomatëve amerikanë nga Tirana dhe sidomos ato të ambasadorit Withers, kanë vlerën e provës për shumë nga dyshimet apo raportimet e medias shqiptare. Nga kjo pikëpamje, vlera e tyre është e jashtëzakonshme, sidomos për arkivin dhe memorien historike.

Ato i kanë caktuar qysh tani vendin e duhur në histori qeveritarëve të sotëm që përmenden në këto kabllograme si të korruptuar apo të lidhur me mafien. Ndërsa Kryeministri aktual duket se e vulosi biografinë e tij me faktet dhe provat e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë që e paraqesin atë, siç e kam thënë edhe në shkrimin e mëparshëm, si një Ben Ali të Ballkanit, për shkak se ai, bashkë me familjen, ashtu si diktatori i Tunizisë, është përfshirë në një korrupsion tragjik të përmasave të mëdha. Por me që jemi këtu, dua të ngre një hipotezë. 

Botimi i kabllogrameve nga “Wikileaks” e ndihmoi demokracinë shqiptare, Shqipërinë e sotme apo e dëmtoi atë? Ta shohim. Siç dihet, më 6 qershor 2010 analisti ushtarak Bradly Manning u ndalua në lindje të Irakut me akuzën se i kishte dorëzuar organizatës “Wikileaks” 250 000 faqe dokumentesh konfidenciale të ambasadave amerikane nga e gjithë bota. Shumë shpejt u mor vesh se në këto kabllograme bënin pjesë edhe raportimet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Publikimi i tyre filloi pas një periudhe disamujore, e cila u karakterizua nga konflikti që ishte hapur mes SHBA-së dhe “Wikileaks”. 

Pa dashur të zgjatem në këtë kronikë, dua të nënvizoj se organizata e fuqishme “Reporterët pa kufij” doli në mbrojtje të “Wikileaks” dhe të publikimeve që ajo kishte nisur të bënte. E gjithë kjo pasoi me shumë ngjarje të tjera, ndër të cilat dua të përmend dënimin që i bëri qeveria e SHBA-së këtyre botimeve dhe fjalën e sekretares së Jashtme të Departamentit të Shtetit, zonjës Klinton, e cila tha se u kërkonte ndjesë të gjithë atyre shteteve apo personave që përmendeshin në këto kabllograme. 

Mirëpo, një ditë do të vinte edhe radha e Shqipërisë. Dhe këtu nis edhe hipoteza ime. Ka një teori gjysmë konspirative që thotë se pas “rrjedhjes së kabllogrameve” qëndron vetë Amerika dhe këtu ata përmendin sidomos rastin e Tunizisë apo të Egjiptit. Botimi i kabllogrameve u tregoi popujve të këtyre vendeve se SHBA nuk i mbështesnin më diktatorët Ben Ali apo Mubarak. Ky ishte një sinjal që popujt e këtyre vendeve të ngriheshin e të rrëzonin diktatorët e tyre. 

Nëse do ta besonim këtë version, atëherë lind pyetja: Po kur të botoheshin kabllogramet për Shqipërinë si do të reagonte qeveria amerikane? Pra a do të lejonte ajo që populli shqiptar kur të shihte se qeveria amerikane e kishte vizatuar Kryeministrin shqiptar si Ben Aliu i Ballkanit, të ngrihej dhe ta rrëzonte me protesta popullore? Këtu puna vështirësohet dhe po të vështrojmë faktet, vijmë në një përfundim tjetër. Sapo nisin të publikohen kabllogramet e “Wikileaks”, në korrik të vitit 2010, ambasadori Withers njofton se do të largohet nga Shqipëria. Ai jep intervistën e fundit në “Top Story” të gazetarit Sokol Balla më 12 gusht 2010. Për të gjithë ata që e kujtojnë këtë intervistë, unë dua t’ju sjell ndërmend një fragment. 

Diku, gjatë intervistës, ai thotë: “Mbrojeni demokracinë tuaj! Gazetari Balla i përgjigjet: Ky është një mesazh shumë i fortë dhe shumë i rëndësishëm për shqiptarët, sidomos kur vjen nga SHBA-ja. Kur thoni, mbroni demokracinë tuaj, a mos vallë ajo është në rrezik? - e pyet Balla. Dhe ai përgjigjet: “Unë besoj se sistemet demokratike më shumë se çdo sistem tjetër, më shumë se sistemet absolutiste apo monarkike ose janë në rritje ose janë në rënie.

Në këtë këndvështrim, demokracitë janë në një kontekst të caktuar në një lloj kërcënimi”. Dhe më pas vjen shprehja e tij e famshme “plagët e Gërdecit ende kullojnë gjak...”. (“Top Story”, 12 gusht 2010, “Top Channel”). Ishte një nga intervistat më frymëzuese dhe të gjithë ishin të bindur se zullumet e Kryeministrit që kishte vjedhur votat e 2009-s do të ndëshkoheshin. Mirëpo kaluan disa muaj dhe në mos gaboj në dhjetor të vitit 2010 vjen ambasadori tjetër, ai që zëvendësoi John Withers-in. 

Më kujtohet se sapo ai mbërriti në Tiranë, vendi po përballej me katastrofën e përmbytjeve në Veri dhe dalja e parë e tij në publik ishte më duket në Shkodër në ndihmë të të përmbyturve. Ardhja e atij që zëvendësoi ambasadorin Withers nuk u ndihmua as nga moti dhe ambasadori e gjeti Shqipërinë jo ashtu siç ia kishte përshkruar pararendësi i tij, si një vend të bukur. Ai e gjeti të mbytur në ujë. Media, por dhe opinioni publik, thoshte se ky është uji i korrupsionit dhe krimit që po përmbyt Shqipërinë. Ngjarjet rrodhën shumë shpejt dhe ndërrimi i ambasadorëve, sipas arsyetimit tim, kishte në prapaskenë mosnxitjen e revoltave si në Tunizi apo Egjipt, pra frenimin e efektit domino. Nga publikimi i kabllogrameve deri në atë kohë kishte rrjedhur vetëm një informacion, që thoshte se Berisha i kishte trukuar zgjedhjet. 

Vetëm kaq. Askush nuk e dinte se kur do të botoheshin kabllogramet e tjera, të cilave mesa kuptohet sot, qeveria amerikane u druhej se mund të merreshin si një sinjal për revoltë popullore. Për të frenuar këtë perceptim ishte larguar, sipas mendimit tim, zoti Withers dhe në vend të tij erdhi ambasadori tjetër që kishte si mision të shpallte se nuk do të përkrahej asnjë lloj proteste apo revolte popullore. Diplomati që zëvendësoi zotin Withers do të deklaronte se Shqipëria është një shtet demokratik, me institucione demokratike, me media opozitare etj. Ende pa nisur publikimi i kabllogrameve, pra ende pa marrë vesh se si e vlerësonte qeveria amerikane Kryeministrin shqiptar, plas 21 janari. Tani, pas publikimeve të kabllogrameve, unë mendoj se diplomacia amerikane ndoshta është lehtësuar kur ka parë se zemërimi popullor u shfry më parë se të merrej vesh qëndrimi i SHBA-së për Kryeministrin shqiptar dhe qeverinë e tij. 

Ndërkaq, zëvendësuesi i ambasadorit Withers, mesa duket, ishte ngarkuar me detyrën që të mos nxitte në asnjë mënyrë rrëzimin e qeverisë shqiptare, e cila, siç del nga raportimet e ambasadorit Withers, kishte trukuar zgjedhjet e 2009-s, ishte e korruptuar, kishte shkatërruar sistemin e drejtësisë, pra ishte një lloj qeverie tuniziane si ajo e Ben Alisë. Mirëpo, ajo nuk duhej të rrëzohej me protesta. Dhe ambasadori që zëvendësoi diplomatin e madh Withers e mori këtë përgjegjësi duke paguar një kosto jo të vogël. Kulmi arriti kur ai, në emër të ambasadës, ndërpreu marrëdhëniet me gazetën “Shekulli”, për shkak të një shkrimi botuar prej meje, në të cilin unë kritikoja qëndrimin e tij proqeveritar. Tani që kabllogramet u botuan, në Shqipëri kanë ndryshuar shumë gjëra. Por është e njëjta qeveri. 

Vetëm se tani shqiptarët e dinë se çfarë mendon SHBA-ja për qeverinë e tyre. Tani edhe qëndrimi i ambasadorit që ka zëvendësuar zotin Withers është bërë më realist. Ai deklaroi se ne nuk komentojmë “Wikileaks”-in, ne e dënojmë atë. Kaq tha herën e parë. Pas kësaj, Kryeministri shqiptar nxitoi të thoshte se “Wikileaks” është një pasqyrë e medias, pra është si media shqiptare. Unë vlerësoj shumë dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadorin e sotëm të SHBA-së në Tiranë shtoi Kryeministri. U duk sikur ai ndërtoi me këtë thënie një opozicion. Pra ky i sotmi është ambasadori i vërtetë dhe qëndrimi i SHBA-së ndaj meje është qëndrimi i ambasadorit të sotëm. Ai i djeshmi, pra ambasadori Withers, ishte si gazetat e opozitës dhe merrej me thashethemet e medias shqiptare, la të kuptohej Kryeministri dhe këtë përsëritën disa nga tellallët e tij. 

Mirëpo nuk vonoi dhe ambasadori i sotëm i SHBA-së në Tiranë shfrytëzoi ditën e hapjes së punimeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ato publikime secili është i lirë t’i lexojë dhe të krijojë opinionet e tij, ne nuk japim asnjë opinion. Pra nuk tha se janë të pavërteta dhe nuk la të nënkuptohej ai mesazh që kishte përcjellë një ditë më parë Kryeministri shqiptar. Ndërsa pardje ai foli për korrupsionin dhe për herë të parë deklaroi se në Amerikë as Presidenti dhe askush nuk mund të jenë mbi ligjin. Këtë deklaratë e bëri në sy të Kryeministrit, në një mjedis ku diskutohej për sigurinë kombëtare. Me këtë mesazh ai vërtetoi edhe njëherë thënien e pararendësit të tij, se “Gërdeci ende kullon gjak” dhe se ambasadorët e SHBA-së nuk mund të ndahen në miq të Kryeministrit dhe në jo miq të tij. Por a e ndihmoi “Wikileaks” Shqipërinë, pra a ndihmuan publikimet e kabllogrameve që Shqipëria të çlirohej nga e keqja?! Çfarë do të kishte ndodhur sikur zoti Withers të kishte vazhduar misionin e tij në Shqipëri dhe ne të mos dinim gjë për raportimet e tij. A do të vazhdonte ai të tregonte përralla me alegori për kafshët që i rrëmbejnë të gjitha apo do të kishte reaguar siç reaguan kolegët e tij me Kryeministrin e korruptuar Nano? Unë nuk jam në gjendje të përgjigjem. Unë vetë po citoj një thënie të një prej intelektualëve më të mëdhenj të kohës sonë, Noam Chomsky që thotë: "Po të shohim atë që ndodh në botë, mund të arrijmë në përfundimin se sa më shumë një shtet përdor dhunën aq më shumë rritet edhe përçmimi i tij për pavarësinë, natyrisht të të tjerëve...”.

Related Posts: