26 vjeçari ishte operuar në Prishtinë, por mjekët kosovarë i rekomanduan atij që të operohej jashtë vendit, ku përkundër disa operimeve nuk arriti të shpëtonte.
Iniciativa të shumta ishin organizuar për ta ndihmuar ish futbollistin e Trepçës 89’, por ai nuk arriti të shptëonte dhe sot ndërroi jetë.
Trupi i pa jetë i të ndjerit pritet të transferohet në Kosovë, përderisa varrimi do të bëhet në Mitrovicë. Futbolli dhe në përgjithësi sporti kosovar është veshur ‘zi’ pas rastit në fjalë.





