Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antonio Nocerino ngriti në këmbë tifozët në San Siro, pas asistimit të Alberto Aquilanit (40’).
Zlatan Ibrahimovic e gjeti për mrekulli Robinhon, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje për të realizuar golin e dytë për Rossonerët (55’).
Lojën e mirë të Milanit e kompletoi Antonio Cassano me golin e tretë për vendasit (63’).
Milani aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë me tetë pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje.





