Speciale e ditës
Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi
Gjatë vitit të fundit, grupet kriminale kanë trafikuar disa qindra vajza në Kosovë për të punuar në bordellet e ngritura për të huajt e shumtë në kuadër të trupave paqeruajtëse të vendosura në provincë.
Zyrtarët perëndimorë janë aq të alarmuar saqë kanë urdhëruar policinë e UNMIK-ut dhe trupat e KFOR-it të luftojnë këtë aktivitet i cili u sjell organizatorëve të ardhura prej rreth 1.5 milion dollarë Amerikan në javë.
Problemi i ka rrënjët pas konfliktit të vitit 1999. Kriminelët u treguan të shpejtë për të shfrytëzuar shërbimet e dobta policore dhe gjyqësore dhe mbërritjen e rreth 60,000 paqeruajtësve dhe stafit civil të huaj.
Vajza, kryesisht nga Ukraina, Hungaria dhe Rumania janë futur nëpërmjet Beogradit dhe janë punësuar në mbi 100 "klube" në Kosovë - bare dhe klube nate që në fakt shërbejnë si bordelle. Vajzat zakonisht mashtrohen me premtime për një vend pune si kameriere apo kërcimtare.
"Trafikantët u marrin vajzave pasaportat për të mos i lejuar të largohen," thotë Robin Lerner i Departamentit të të Drejtave të njeriut të OSBE-së në Prishtinë.
Prostitutat shpesh mbyllen në dhoma të qelbura dhe detyrohen të shërbejnë mbi 10 klientë në një natë. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në rritje sepse vajzat shpesh detyrohen të kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura.
Gordon Mun, njeriu i vendosur në krye të fushatës kundër trafikantëve, mendon se Serbët dhe Shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë në ktë tregti fitimprurëse.
"Ekziston një urrejtje e madhe ndërmjet Serbëve dhe Shqiptarëve," thotë Mun, shefi i Njësisë për Hetimin e Prostitucionit dhe Trafikut në forcën policore ndërkombëtare të OKB-së CIVPOL. "Por në krimin e organizuar ata bashkëpunojnë pa asnjë problem. Është një biznes i madh, dhe nuk ka të bëjë fare me gjendjen politike".
Gangsterët Serbë blenë vajza nga vendet e Europës Lindore për një çmim prej rreth 2,200 dollarë Amerikan dhe ua shesin ato Shqiptarëve. Më shumë se gjysma e tyre dërgohen në Kosovë.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, IOM, 64 përqind e vajzave janë Moldave, 15 përqind Rumune, 10 përqind Bullgare, 9 përqind Ukrainase dhe 1 përqind Shqiptare dhe Ruse. "Ato janë të gjitha të reja në moshë dhe të brishta, dhe shumica e tyre nuk kanë qenë më parë prostituta," thotë Mun.
FEMRAT SHQIPTARE DHE TË HUAJT
Më shumë se 80 femra të dyshuara si viktima të prostitucionit janë evidentuar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, në më shumë së 40 lokale të natës nëpër gjithë Kosovën.
Pas bastisjes policia ka mbyllur 21 lokale të natës, njoftoi sot policia, në një konferencë me gazetarë.
Goditja e policisë ndaj këtij rrjeti trafikantësh ka pasuar me arrestimin e pesë persona të dyshuar, bëri të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Pas bastisjes policia ka mbyllur 21 lokale të natës, njoftoi sot policia, në një konferencë me gazetarë.
Goditja e policisë ndaj këtij rrjeti trafikantësh ka pasuar me arrestimin e pesë persona të dyshuar, bëri të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Aksioni i koduar me emrin “Acari 2010”, i cili ka nisur dje në mbrëmje, është përgatitur nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar, respektivisht Sektori për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (SHTQNJ). Plani policor është zbatuar njëkohësisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në plan kanë qenë të përfshirë përveç SHTQNJ edhe të gjitha Njësitë Rajonale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësitë Mbështetëse Operative nga 6 Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe inspektorët komunalë.
Qëllimi i operacionit ka qenë kontrollimi i lokaleve/bareve në të cilat punojnë femra që dyshohet të ketë viktimizim të tyre, trafikim me njerëz si dhe forma të tjera të trafikimit, e sidomos forma e shfrytëzimit për qëllim të prostitucionit, thekson policia.
Inspektorët komunalë kanë bërë kontrollime dhe inspektime në baret dhe lokalet, duke u mbështetur edhe në informatat se pronarët e këtyre lokaleve nuk i respektojnë procedurat dhe rregullat ligjore mbi kontratat e punëtorëve, kushtet e punës dhe gjendjen sanitare. Bazuar në shkeljet e gjetura, inspektorët kanë mbyllur 21 lokale.
Operacioni ka zgjatur rreth 4 orë dhe ka përfunduar para mesnatës.
Më së shumti lokale janë kontrolluar në Ferizaj, gjithsej 10. Në këtë rajon janë mbyllur 6 lokale dhe janë intervistuar 32 femra/ viktima potenciale. Në Prizren janë kontrolluar 8 lokale, janë mbyllur 4 sosh, ndërsa janë intervistuar 14 femra. Në Gjilan, janë mbyllur 3 lokale dhe janë intervistuar 13 femra. Kurse në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës janë mbyllur 12 lokale dhe janë intervistuar 21 femra.
Gjatë aksionit 4-orësh janë kontrolluar gjithsej 206 klientë të gjendur në atë moment në lokal.
Më poshtë janë vetëm disa nga fotografitë e shqiptareve të cilat kanë pozuar me të huaj
Në fillim kur u publikua për herën e parë në Prishtina/dogs kjo foto kishte emrin lopa.jpg dhe mbante tiullin:"Femrat shqiptare me vëllezërit zezakë",më pas i zbulohet edhe identiteti i vërtetë vajza e cila e shokoi opinionin shqiptar sidomos atë të internetit ishte nga Prishtina dhe quhej Albena.
Pastaj dolën edhe foto të tjera ku prapë viktima ishin femrat Shqiptare
Ja më poshtë një femërshqiptare duke stripuar para ushtarëve Britanikë

"Në Kosovë ka prostitucion dhe ka edhe klientelë", u tha me plot gojën nga aktivistë ndërkombëtarë e vendorë për të drejtat e njeriut. Qindra e ndoshta me mijëra vajza të reja po kalojnë në Kosovë kalvarin e "zanatit më të vjetër në botë". Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), është 23 vjet, ndërsa rrugëtimi i pjesës dërmuese të tyre është i ngjashëm me të gjitha rrugëtimet e shoqeve të tyre nëpër botë, vetëm se në Ballkan duket që shkalla e "egërsisë" së bossëve e makrove është më e madhe. Policia e Kosovës, që drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ka zbuluar disa shtëpi publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës. Janë arrestuar, vetëm gjatë dy-tre muajve të fundit, disa dhjetëra persona, ndërsa mbi 100 femra janë riatdhesuar me ndihmën e IOM-it.Ja më poshtë një femërshqiptare duke stripuar para ushtarëve Britanikë
Pjesa më e madhe e tyre vjen nga vendet e varfëra të ish bllokut socialist, ndërsa rrëfimet janë të ngjashme. Shumë prej tyre që janë kontrabanduar në Kosovë nuk kanë pasur as idenë më të përafërt se do të detyrohen ta ushtrojnë prostitucionin. Ato janë nisur pas premtimeve se do të gjejnë punë në Kosovë, sigurisht të mashtruara nga prania e madhe ndërkombëtare. Migrimi, që shënon edhe fillimin e ferrit të jetës së tyre, sipas studimeve të IOM-it, nxitet nga luftërat dhe shkatërrimet ekologjike, por më së shumti nga kushtet e rënda ekonomike. Femrat që arrijnë në Kosovë më së shumti "rekrutohen" nga Moldavia, Ukraina, Rumania e Bullgaria. Disa syresh prapa vetes lënë edhe familjet dhe fëmijët e tyre.
Statistikat thonë se 70 për qind e këtyre femrave në vendet e tyre kanë marrë paga më të vogla se 40 DM në muaj, prandaj ato bëhen lehtë pre e agjensive të ndryshme edhe "turistike". Shumë nga ato besojnë se shkojnë madje edhe në Gjermani, Francë apo Itali, për të punuar si kujdestare fëmijësh apo si kameriere, ndërsa përfundojnë në Kosovë.
Ndërkaq, 48 për qind e prostitutave të ardhshme rekrutohen nga vetë femrat, të cilat pastaj ua dorëzojnë ato "kodoshëve" që vazhdojnë rrjetin nërkombëtar. Rreth 71 për qind e femrave që punojnë në Kosovë pohojnë se u janë nënshtruar abuzimeve seksuale të "bossëve" dhe miqve të tyre menjëherë pasi janë futur në këtë rrjet. Atyre zakonisht u merren dokumentat e identifikimit dhe mbahen në vende të mbyllura. Gjashtëdhjetë për qind e tyre pohojnë se kushtet në të cilat jetojnë e punojnë në Kosovë janë tepër të rënda dhe të dhunshme.
Shumë prej tyre kanë pohuar se janë ushqyer shumë keq (shpeshherë vetëm një hamburger në ditë), janë detyruar të kenë marrëdhënie seksuale me shumë persona brenda një dite, ndërsa paratë u janë marrë (dhe u merren) nga bossët. Një e re nga Moldavia, para se të riatdhesohen, ka pohuar se "është rrahur pamëshirshëm nga bossët, të cilët e kanë shitur e stërshitur nga disa herë me radhë"... Rrëfimet janë të ngjashme, ndërsa të rralla janë ato që pohojnë se vullnetarisht kanë filluar me zejen e tyre.
Në Kosovë ka ekzistuar vetëm ligji që ndalonte prostitucionin, ndërsa tani nuk ekziston asnjë rregullore që do ta legjitimonte apo ndalonte atë. Pa mbulesë ligjore, "bossët" e organizojnë rrjetin e prostitucionit nëpër të ashtuquajturat "klube nate" e "bare" të ndryshme, ku në skenë paraqiten "valltaret profesioniste", të cilat mund t'ju shoqërojnë gjatë mbrëmjes nëse për këtë jeni të gatshëm të paguani (natyrisht, paratë i shkojnë bossit). Ushtrimi i "fshehtë" i këtij zanati krijon kushte "ideale" për shfrytëzimin maksimal të femrave të pambrojtura nga ligji. Torturat dhe rrahjet sistematike, si dhe përdhunimet, janë format e egra të "trajtimit" të femrave, të cilat nuk guxojnë as të mendojnë për ikjen apo denoncimin e "pronarëve" të tyre. Thjesht, ato janë skllave që shiten herë te njëri e herë te pronari tjetër, prej 1 mijë deri në 5 mijë €, varësisht nga mosha dhe gjendja e tyre fizike. Njëkohësisht, ato janë pa kurrfarë mbrojtjeje e përkujdesi mjekësor, ashtu si edhe klientët e tyre.
Në një shoqëri tradicionale dhe kryesisht patriarkale, çfarë është kjo në Kosovë, lajmet e para që flisnin për ekzistencën e shtëpive publike patën efektin e një "bombe". Opinioni kosovar ushqente bindjen se kjo e "keqe" u takon të tjerëve dhe nuk ka të bëjë me të. Edhe pse shumë zëra në opinionin publik lidhur me këtë problem i karakterizon një moralizim provincialist, ai kryesisht është përvijuar në dy drejtime. Njëra palë kërkon ndalimin me ligj dhe dënimin e pamëshirshëm të të gjothë atyre që merren me këtë 'profesion', ndërsa pala tjetër pohon se zgjidhja më e mirë është legalizimi i prostitucionit, por duket se nga droja e 'njollosjes morale' ata pohojnë se kjo do të duhej të nënkuptonte 'izolimin e atyre që merren me këtë profesion dhe mbajtjen sa më larg nga vajzat shqiptare'.
Pjesëtarë të një shoqërie të 'mbyllur', ku dukuritë si prostitucioni, incesti apo homoseksualizmi janë 'zgjidhur' nëse jo me ligj atëherë 'me pushkë', ata sikur duan të besojnë se "mishi i bardhë", që mbase paguhet nga djemtë e tyre, s'është veçse "mish i huaj". "Kodi i heshtjes" që vazhdon të ekzistojë në Kosovë ka bërë që të mos flitet fare apo vetëm të 'pëshpëritet' për trafikimin e vajzave shqiptare në vendet e tjera. Rrëmbimet e vajzave të reja nuk janë dukuri e panjohur në Kosovë. Kufiri i paruajtur mirë me Shqipërinë ka bërë që kontrabanda të lulëzojë, ndërsa kushtet për trafikimin e "mishit të bardhë" të jenë shumë të volitshme. Autoritetet ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen se rrjeti i kriminelëve që merret me trafikimin e femrave do të përpiqet të shfrytëzojë praninë e një numri të madh të trupave të huaja për ta organizuar rrjetin e prostitucionit, por edhe të trafikimit të femrave. Madje, ata kanë vepruar edhe në kampet e refugjatëve gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë dhe disa vajza janë zhdukur pa gjurmë nga këto kampe në Maqedoni dhe në Shqipëri.
"Ju paguani për një natë - ajo paguan me jetën e saj", është slogani i fushatës informative që ka filluar pas lufte në Kosovë për të tërhequr vëmendjen për ekzistimin e skllavërisë seksuale këtu. Gjithandej janë organizuar seminare e tubime informative. Policia (për këtë qëllim janë formuar edhe forca speciale në kuadër të policisë ndërkombëtare në Kosovë) thotë se po zbulon rrjete prostitucioni, ndërsa veprimt të saj nuk i shpëtojnë tani as klientët. Mirëpo, ajo që e pengon edhe vetë policinë është mungesa e ligjit në Kosovë...
Trafikimi i femrave, prostitucioni - Ç'mund të bëhet?
Në Shqipëri e Kosovë është shfaqur shqetësim lidhur me rritjen e dukurisë së trafikimit të femrave për prostitucion. Ky trafik mendohet se kryhet nga grupe kriminale vendase në bashkëpunim me të tjerë jashtë vendit.Ky trafik në Shqipëri është i dyanshëm, përfshin si futjen tranzit të vajzave të reja, kryesisht nga vendet e Evropës lindore, për prostituim në vendet perëndimore, ashtu edhe dërgimin e të rejave shqiptare jashtë.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) është e shqetësuar për rritjen e ardhjes së numrit të prostitutave të huaja në Kosovë.
Zyrtarë të organizatës se migracionit kanë shprehur gjithashtu frikën se ky trafikim mund të shndërrohet edhe në bartjen e vajzave nga Kosova për në vende të tjera.
Një studim i ONM-së ka konstatuar se trafikimi i njerëzve, dhe në veçanti i femrave, bazohet kryesisht në genjeshtra dhe mashtrime për gjoja sigurimin e një jete më të mirë jashtë vendit të lindjes.
*****
Gjuha e njëjtë, lehtësirat e kalimit në kufi, si dhe prania e madhe ndërkombëtare, kryesisht e meshkujve në Kosovë ka favorizuar zhvillimin e trafikut apo të ushtrimit të prostitucionit të vajzave e grave shqiptare në Kosovë.
Sipas një raporti të policisë së Kosoves, Shqipëria renditet e treta për nga numri i femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucion në Kosovë, por me një përqindje të vogël, krahasuar me dy vendet e para që i mbajnë Moldavia e Bullgaria, ku Shqipëria zë 5-10 % të numrit të grave e vajzave që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në kete vend .
Nderkohë që drejtoria e policisë në Qarkun e Kukesit, pikërisht zyra e Trafiqeve në këtë drejtori, thotë se nuk janë regjistruar raste të shumta të trafikut të grave e vajzave nga Shqipëria në Kosovë. Dritan Musa, inspektor në sektorin e trafikut të qenieve njerëzore në sektorin e krimit të organizuar thotë se rasti i vetëm nga kjo drejtori është regjistruar vitin e kaluar në Tropojë, ku një femër që kishte ushtruar prostitucion në Kosovë denoncoi dy tutorët e saj që ishin nga Shkodra e Korça. " Dy tutorët që kishin trafikuar vajzën nga Tropoja janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga gjykata, por serish janë shpallur në kërkim", thotë Musa.
Nderkohë që për numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë aktivitet prostitucioni në Kosovë, Musa thotë se ky problem është i policisë së Kosovës.
Shefi I sektorit të luftës kunder krimit të Organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukesit Petrit Axhami pranon faktin se shumë femra nga Shqipëria ushtrojnë prostitucion nëpër klubet dhe motelet e Kosovës, nderkohë që policia është vënë në veshtirësi për venien e tyre para përgjegjësisë pasi ato kalojnë në Kosovë me dokumentacion të rregullt, nderkohë që personin apo personat që i shoqërojnë i prezantojnë si të afërmit e tyre, ku policia nuk ka asnjë mundesi për t'i ndaluar.
Por edhe policia e Kosovës ka hasur në veshtirësi për t'i kapur femrat nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion, pasi ato prezantohen si kameriere apo kengetare në motelet ku ato sherbejnë. Sipas shefit të sektorit të luftes kunder krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Kukesit, policia e Kosovës në operacionet e saj policiore disa herë ka arritur të identifikojë vajza nga Shqipëria dhe nga vendet e Evropes lindore që ushtrojnë prostitucion në Kosovë. Këtë ajo e ka arritur duke përdorë metoda moderne dhe punë të mirëfilltë operative në zbulimin e rasteve.
Psikologia e drejtorisë policisë qarkut të Kukesit Irena Laknori thotë se kontigjenti i vajzave dhe grave të dyshuara për ushtrim prostitucioni në Kosovë, kryesisht janë kontigjent i vajzave të ashtuquajtura rebele nga fshati, gra të divorcura, vajza që vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale. Por sipas Laknorit e veçanta e ketyre vajzave që dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e prostitucionit në Kosovë janë ato vajza apo gra që kanë qenë një herë apo më shumë në qendren e rehabilitimit të viktimave të trafikut në Tiranë.
Sipas psikologes Laknori, shumica e këtyre femrave që kanë kaluar pwrmes qendrws sw rehabilitmit, sapo kanë dalë që andej serish i janë kthyer zanatit të mëparshem, madje ato janë të vendosuara në "profesionin" e tyre.
Femrat që kapen në Kosovë si të dyshuara për trafik prostitucioni, kryesisht deportohen në Shqipëri, përveç atyre rasteve kur ato kapen në flagrancë. Femrat e deportuara merren në pyetje nga policia në praninë e psikologes. Sipas psikoges, femrat e deportuara janë nga të gjitha kategoritë, si vajza adoleshente, vajza të rrituara, gra etj. Shumica e tyre e kanë zgjedhur këtë rrugë si mënyre jetese, nderkohë që ka prej tyre se shkojnë në Kosovë me shpresë për t'u martuar, apo për të krijuar familje.
Nderkohë që në mesin e të dyshuarave për viktima të trafikut ka edhe vajza nga fshati që kanw qenë të mbyllura dhe një ditë janë "rebeluar" karshi izolimit të bërë nga ana e prinderve duke u larguar nga shtepia pa dijeninë e tyre. Madje sipas psikologes, policia e Kosoves ka deportuar edhe një çift minorenesh 13-14 vjeç nga Tirana që ishin larguar nga shtëpia pa dijeninë e prinderve dhe kishin shkuar në Kosovë dhe e kishin shpallur veten të martuar.
Megjithatë, sipas shefit të antitrafikut Dritan Musa, numri i të arrestuarve këto vitet e fundit për trafik prostitucioni është i vogël, pasi i vogël është edhe numri i denoncimeve. Ndryshe ka ndodhur gjatë viteve 2005-2007, ku numri i të arrestuarve si dhe numri i femrave që kanë denoncuar tutorët ka qenë i madh.
Në prill të vitit 2005 një vajzë nga Vlora që ishte kapur duke ushtruar prostitucion nga policia e Kosovës në Strellc të Deçanit, kishte denonuar tutorin e saj një djalë nga Fieri i cili i kishte premtuar martesë, por më pas e kishte trafikuar në Kosovë, duke e shitur me një vlerë prej 2 mijë eurosh.
Vajza vlonjate e trafikuar kishte punuar prej 7 muajsh si kamariere në një motel në Strellc të Deçanit, kundrejt një pagese prej 10 euro në ditë. Ndërkohë që pas orarit të punës kishte ushtruar edhe profesionin e prostitutës kundrejt një pagese prej 30 euro për një orë për partner.
Të njëjtin veprim ka bërë edhe një vajzë 17-vjeçare nga një fshat k Kukësit e cila ka denoncuar dy tutoret e saj, njeri prej të cilëve ishte djali i xhaxhait. Në maj të vitit 2005, policia kufitare në Morin ndaloi një 22 vjeçare nga Fushë-Kruja dhe dy tutorët e saj, njeri prej të cileve kishte një local me qera në qytetin e Prizrenit.
Në gusht të vitit kaluar policia e Kosovës deportoi për në Shqipëri dy vajza 21 vjeçe V.Ç nga Burreli dhe E.N.LL nga Rresheni. Të dyja vajzat kanë qenë të denoncuara si të zhdukura nga familjarët, madje vajza nga Burreli ka qenë e deklaruar si e vrarë.
Dhjetë ditë më parë policia kufitare në Morin ka ndaluar 29 vjeçaren Irma Haku nga qyteti I Durresit.Ajo ishte zhdukur para më shumë se një muaji dhe ishte denoncuar nga familjarët e saj në policinë e Durresit.Irma Haku, nënë e dy fëmijëve nga Durresi e divorcuar nga I shoqi bishte nisur për në Kosovë, ku policia dyshonte se qëllimi I udhetimit për në Kosovë ishte ushtrimi I prostitucionit në këtë vend.
Nderkohë në ndonjë rast vajzat që kanë ushtruar prostitucion kanë rezultuar te kenë qenë fatlume, duke përfunduar të martuara.
I tillë është rasti i një vajze 19 vjeçare nga Laçi e cila është martuar me një nga pjestarët e orkestrës në motelin ku ajo ushtronte prostitucion. Por ka raste kur vajzat që kanë tentuar të dalin nga rrejti I prostitucionit e kanë pesuar edhe me jetën e tyre.
I tillë është edhe rasti I 18 vjeçares Valentina Barameta nga fshati Shengjun I rrethit të Matit.Valentina Barameta është vrarë me 22 gusht të vitit 2006 në shtëpinë e saj në fshatin Shëngjun të Burrelit.
Viktima ishte deportuar në Shqipëri nga policia e Kosoves Mungesa e dokumentacionit është paraqitur si arësye nga policia e Kosovës për të riatdhesuar 18 vjeçaren, megjithatë motivi ka qenë krejt tjetër, ai I ushtrimit të prostitucionit, por policia e Kosovës nuk ka hetuar në këtë drejtim, për vetë faktin e moshës minorene të viktimës.
Një bashkëfshatare e Barametës M.R 30 vjeçe e martuar me një kosovar në qytetin e Gjilanit e kishte mashtruar vajzën 18 vjeçare duke I premtuar asaj martesë në Kosovë. Por edhe pas riatdhesimit, tutori I saj I ka kerkuar vajzës që të kthehej serish në Kosovë, por ajo ka refuzuar.
Por dy muaj pas riatdhesimit Valentina Barameta , nënë e nje fëmije 14 muajsh është ekzekutuar në sytë e prindërve të saj nga bashkëfshatari I saj Urim Jahja që ishte tutori I saj.Pas vrasjes autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është gjendur I vrarë pas dy ditësh.
Nderkohë që vajza nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucion në Kosovë kanë rënë edhe viktimë e sulmeve me tritol në lokalet ku ato sherbejnë për efekt të konkurencës.
Vitin e kaluar pas një sulmi me tritol të një lokali në Prizren u plagosen 13 persona, midis tyre një femër nga Shqipëria. Nga trembëdhjetë të plagosurit, gjashtë persona ishin meshkuj apo klientë të lokalit.
Nderkaq policia e Kosovës ka identifikuar edhe raste të trafikimit të grave nga Shqipëria të cilat janë martuar me burra të moshuar në Kosovë.
Vitin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar një 73 vjeçar nga Obiliqi nën dyshimin e kryerjes së vepres penale të trafikut të qenieve njerëzore, pikërisht të një 40 vjeçareje nga Durrësi që e kishte "martuar" pesë herë në persona të ndryshëm.
Viktima A.I nga qyteti I Durrësit ishte shitur nga ana e Tefik D disa herë radhazi dhe atë tek disa persona të ndryshëm, të cilët gjoja ishin martuar me viktimën. Për martesën provizore, secili kishte paguar shuma të hollash për shkesin që në rastin konkret ishte 73 vjeçari nga Obiliqi I arrestuar nga policia.Në prill të këtij viti pas një operacioni të koduar "Rrufeja", poliica e Kosovës ka kapur duke ushtruar prostitucion tre femra nga Shqipëria, pikërisht F. L, 20 vjeçe, Nj.H,43 vjeçe, dhe A.H , 18 vjeçe. vjeçe.
-Vajzat nga Shqipëria punonin si kamariere në një lokal dhe me pelqimin e pronarit pas punës ushtronin prostitucion në një motel të Prizrenit.
Zyrtarë të policisë së Kukesit pohojnë se viktimat e trafikut të qenieve njerëzore që ushtrjnë aktivitet kryesisht në Kosovë janë nga qytetet e Laçit, Rreshenit, Lezhës, Shkodres, Pukes, por edhe nga Tirana e Durresi.
Ndërsa ato që ushtrojnë këtë lloj " zanati" në Maqedoni janë kryesisht nga rajonet kufi me këtë shtet dhe pikërisht nga Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e Korça .
Ky lloj trafiku është një problem i madh për Kosovën e Maqedoninë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre femrat e trafikuara, por edhe per Europën. Viktimat e këtij trafiku janë kryesisht nga vendet e Ballkanit, ku varfëria e këtyre vendeve u krijon kushte lehtësuese trafikantëve me veprimtarinë e tyre kriminale(Bashkim Shala).
Policia e Kosovës i ka liruar dhe i ka dëbuar 12 shtetase të Serbisë, të arrestuara në Gjilan për shkak se ishin marrë me prostitucion. Në vendkalimin kufitar në Konçul ato kanë arritur me një veturë “jugo” me targa të Beogradit dhe në këmbë. Në polici kanë deklaruar se në Gjilan janë gjykuar për shkak të prostitucionit dhe u është ndaluar që të hyjnë në Kosovë për tri vjet.
Menjëherë pas publikimit të lajmit se në rrethinën e Gjilanit janë arrestuat 19 persona- gjashtë makro dhe 13 prostituta, në opinion filluan kalkulimet se a kanë qenë prostituta vullnetare, apo viktima të trafikimit me qenie njerëzore.
Në MUP-in e Serbisë thanëse kjo do të zbulohet pasi të përfundojnë hetimet.
Vajza të cilën policia e Kosovës e ka evidentuar si viktimë, as që është kthye në Serbi. MUP-i nuk ka informata për te, meqenëse nuk ka bashkëpunim ndërmjet dy policive. Këmbimi i informatave bëhet përmes EULEX-it.
Disa vajza kanë punuar në Maqedoni:
Si i ka deklaruar portalit serb S media,Snezhana Elez nga Njësia për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore,të gjitha vajzat shtetase të Serbisë kanë qenë të moshës madhore, kurse katër prej tyre edhe më herët kanë qenë të njohura për policinë, meqenëse shkonin në Maqedoni dhe në rerethnën e Gostivarit nëpër klubet e natës punonin si kameriere, ose striptizeta.
“Asnjëra prej tyre nuk është deklaruar se merret me prostitucion, apo se ka qenë viktimë. Ato në deklaratën për polici thonë se në Maqedoni kanë shkuar vullnetarisht ku kanë punuar në klubet e natës, kurse organet kufitare maqedonase ua kishin ndaluar hyrjen”, thotë Snezhana Elez dhe shton se nuk ka asnjë dëshmi se ato janë marrë me prostitucion, apo se i ka organizuar dikush.
Ato tani kanë tregime të njëjta, por tash është në pyetje shkruaj në Kosovë. Elez përmend se ka pasur mundësi që vajzat janë të përgatitura mirë se çfarë të deklarojnë, apo janë të frikësuara. Sipas saj, MUP-i serb gjatë hetimeve do të dëshmoj se 12 vajzat të burgosura në Kosovë dikush i ka rekrutuar, mashtruar dhe i a futur në krimin e organizuar të prostitucionit.
Viktima, të miturat:
Vjet janë ngritur 47 fletëparaqitje për tregti me njerëz kundër 99 të dyshuarve. Në këtë rast janë dëmtuar 76 persona. Dominon eksploatimi seksual: gati gjysma prej tyre ishin të shtrënguara të merren em prostitucion.
Posaçërisht shqetësuese është se viktimat në mesatare kanë pasur ndërmjet 12 e 16 vjet. Serbia në të kaluarën ka qenë vend i transitit, ky kryesisht eksploatoheshin femrat nga Rusia ,Ukraina, Rumania e Moldavia. Nga viti 2005 vërehet se se viktima janë shtetaset serbe, thotë Elez.
Në Kosovë, për vikend: “Në Vranjë kemi dëgjuar se shumë vajza të reja shkojnë për vikend, apo për një natë në Kosovë, ku merren me prostitucion, kurse në mëngjes kthehen në shtëpi. Prostitucioni vullnetar shpesh mund të bëhet tregti me njerëz. Kjo ndodhë kur vajzat më nuk mund të kontrollojnë jetën e tyre dhe nuk kanë liri të qarkullimit”, ka thënë Ivana Radoviq nga OJQ- ASTRA.
“Ka vajza që me vetëdije shkojnë të merren me prostitucion, por nuk e dinë se çfarë i pet atje dhe mashtrohen për kushtet e punës. Ato merren me prostitucion dhe “kontrollojnë punën e tyre”, pastaj shkojnë në Kosovë , ku dikush i eksploator”.
Sipas saj, në kohën kur ka varfëri dhe ka shumë vajza pa asnjë kualifikim, prandaj e kanë vështirë të gjejnë çfarëdo pune.
“Ato fillimisht punësohen si kameriere, por meqenëse tek ne është një traditë e keqe që kamerieret të barazohen me prostitutat, prandaj prej tyre pritet që të bëjnë këtë. Nëse nuk pranon, atëherë do ta detyrojnë”, thotë Radoviq.
****
Një protagonistëve të shquar për aktivitete kriminale dhe antiligjigjore, në funksion të krimit të organizuar dhe mbajtjes së prezencës së Serbisë në Kosovën veriore, që figuron në dokumentin konfidencial të NATO-s, që portali LajmeShqip.com e publikon në vazhdimës, është anëtari i MUP-it të Serbisë, Vladan Antiq.
Vladan Antiq posedonte një bar në rrugën Ivo Llolla Ribar, në veri të Mitrovicës, dhe aty, përveç aktiviteteve të tjera kriminale, kryente edhe porsitucion, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.
Krimineli ishte bashkëpunëtor i rregullt i strukturave politike të veriut të Kosovës dhe ruante raporte të rregullta bashkëpunimi me strukturat e MUP-it, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Aktivitetet e tij i koordinonte në këto dy segmente.
Survejuesit e NATO-s kanë parë shumë herë prezencë prostitutash vendore e ndërkombëtare në lokalin e tij, por edhe ushtrim prostitucioni, nga Vladan Antiq, në orët e vona të natës, në hapësirat e shkollës teknike në Mitrovicë.
Në dhjetor të vitit 1999, krimineli Vladan Antiq është parë të kryejë një sulm me bombë, nga një veturë “Fiat”, me ngjyrë blu, kundër pjesëtarëve të komunitetit shqiptar. Në bord të makinës së tij, veç Antiqit, kanë qenë edhe Zoran Çaviq, Radosllav Rankoviq dhe Nebojsha Mlikoviq.
Në mars të vitit 2000, krimineli Vladan Antiq kishte hedhur dy granata dhe kishte zbrazur disa karikatorë nga automatiku, në një lokal, ku kishte plagosur 17 persona shqiptarë, prej tyre 7 të lënduar më rëndë. Ai ishte i përfshirë edhe në shumë akte të tjera kriminale në veri të Mitrovicës, në funksion të spatrimit etnik të asaj pjese të vendit, nga shqiptarët dhe të gjithë joserbët tjerë.
Dokumenti konfidencial i NATO-s e ka evidentuar Vladan Antiqin si një kriminel tipik, me përvojë të të kultivuar edhe në kuadër të strukturave të MUP-it të Serbisë, që funksionoi në Kosovë edhe pas vitit 1999. Antiq ishte pjesë e pandarë e strukturave të krimit të organizuar në veri.
Lexoni:
http://floripress.blogspot.com/2011/04/nje-nate-me-prostitucionin-ne-kosove.html





