Zikaltrit janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Catania, edhe pse gjysmën e parë e mbyllën me avantazh prej një goli.
Esteban Cambiasso shënoi në minutën e gjashtë, por me dy gola të shpejtë në fillim të gjysmës së dyte, nga Sergio Almiron (47’) dhe Francesco Lodi nga pika e bardhë (51’), sicilianët e fituan ndeshjen.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Interi qëndron në pozitën e 17-të me vetëm katër pikë të grumbulluara.