Rooney u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me qëllim Miodgrag Dzudovicin e Malit të Zi, ndërsa kjo duket se do t’i kushtojë shtrenjtë ish-sulmuesit të Evertonit.
Uefa ka konfirmuar dënimin me tri ndeshje me anë të një komunikate ku e ka lënë të hapur opsionin e apelimit të vendimit nga Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila me anë të një komunikate tjetër ka thënë se do të presë dëshminë e UEFA-s për suspendimin.





