Sneijder beson te Interi

Wesley Sneijder është i bindur se Interi do të rikthehet në formë pas fillimit zhgënjyes të sezonit, pasi beson se baza e ekipit që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010 është ende e padëmtuar.
“Ne jemi i njëjti ekip si para dy vitesh, ai i cili fitoi gjithçka në fushë. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër por të punojmë. Nuk jam i shqetësuar për situatën, pasi besoj në këtë grup. Ne vetëm duhet të punojmë”.

“Mendoj se situata e tashme për ekipin nuk është më e mira, me katër pikë nga gjashtë ndeshje, por sezoni fillon tash, fitore pas fitore. Po ashtu, ekipi tash po rikthen lojtarët më të mirë, përveç mungesës së Forlan”.

“Nëse luajmë si dimë dhe dalim në fushë me shpirtin e duhur, rezultatet do të vijmë. Jam i sigurt. Të luaj nën presion kurrë nuk më ka frikësuar. Në të vërtet kam luajtur ndeshjet më të mira kur kam qenë nën presion”, ka thënë holandezi.