Paraqitjet e mira të spanjollit kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona, mirëpo 25-vjeçari planifikon ta vazhdojë karrierën në Angli.
“Madridi dhe Barca janë ekipe të mëdha, por unë jam i lumtur këtu dhe do të më pëlqente të qindorja për shumë vite”.
“Familja ime, sikur unë, është e lumtur. Njerëzit më trajtojnë shumë mirë dhe jam i relaksuar, po jetoj në një pjesë shumë të qetë, në një qytet të vogël”, ka thënë Silva për Cadena SER.