Princi Alberti i II-të i Monakos ia ka prezantuar trofeun mesfushorit pasi ai fitoi numër rekord të votave në internet. 37-vjeçari tash do t’i lërë gjurmët e tij të përhershme të shputave në ‘shëtitoren e kampionëve’ ku janë ‘të vulosur’ edhe disa nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit si Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Alfredo Di Stefano.
“Kam qenë me fat që kam luajtur në krah të disa lojtarëve të shkëlqyeshëm, luaj për menaxherin më të mirë dhe luaj për klubin më të mirë në botë”.
“Për momentin ende po shijoj futbollin andaj nuk kam menduar se çfarë do të bëj kur të përfundoj, por nëse gjithçka përfundon nesër, mund të them se kam pasur një karrierë fantastike dhe nuk do ta shkëmbeja me askënd”, ka thënë Giggs gjatë prononcimit të tij.





