Rooney u trondit kur shtëpia e babait dhe dajës së tij ishin bastisur. Sulmuesi raportohet se i ka thënë një miku të tij se kjo për të ka qenë si ‘një rrufe në qiell të hapur’. Por ai është zotuar se do t’i lërë shqetësimet e familjes së tij anash kur të dalë në fushë kundër Malit të Zi.
“Të themi se ai ishte i befasuar është e pakët. Ai nuk e kishte idenë se kjo po ndodhte, por tash ai është krejtësisht i fokusuar në ndeshjen për Anglinë. Wayne nuk është aspak i përfshirë në asnjë mënyrë”, ka thënë burimi për Mirror.





