Reali përfundoi katër pikë prapa Barcës në tabelën e La Liga sezonin e kaluar, ndërsa u eliminua nga katalanasit edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët fituan Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, ndërsa para fillimit të këtij sezoni u mposhtën në Superkupë. Por, Ronaldo mendon se këtë vit do të jetë një tjetër tregim.
“Qetësohu miku im, ne do ta mposhtim Barcelonën këtë sezon”, është përgjigjur Ronaldo i pyetur nëse Real Madridi është i aftë të mposhtë kampionin e Spanjës dhe Evropës.





