Ka qenë i shkueshëm dhe i afërt me të gjithë dhe mbi të gjitha me Ismail Qemalin, në shtëpinë e të cilit në “Arnaut Qoy” ka patur banuar familja e tij, kurse shok nga mësimet universitare dhe shok idealesh kombëtare ka pasur Dr.Ibrahim Temon nga Struga, Dervish Himën nga Ohri dhe Hasan Prishtinën.
Nijazi Muhamedi
Në gjurmë të personaliteteve historike, intelektuale dhe kombëtare që do t’i bënin nderë “Enciklopedisë së Maqedonisë shqiptare”, projekti i së cilës është nisur për t’u bërë, një referencë fjalëpakët e Fan Nolit përposhtë idesë së tij për ngritjen e një akademie shqiptare, gjeta dhe emrin e Riza Tefik Dibranit, të cilin Noli e kish shënuar ndër anëtarët e parë të saj, kur të bëhej.
Riza Tefik Dibrani, një emër i njohur për brezin e rilindësve tanë na Stamboll, po ende i panjohur, apo i pakujtuar ndër shqiptarë krahas emrave të këtij brezi, në Turqi njihet si një ndër filozofët e mëdhenj, poet (bektashian), publicist dhe përkthyes brilant, i dengut të Nolit, i Omer Khajamit në turqisht dhe autor i një sërë veprash origjinale ose të përkthyera mbi filozofinë.
Tek punoja për të gjetur të shkruara shqiptare mbi këtë emër, në vëllimin “DIBRA DHE ETNOKULTURA E SAJ”, VËLLIMI II,1995,gjeta ca faqe ku i bëhej një portret biografik Riza Tefik Dibranit, nga i cili mësojmë se Riza Tefiku, djalë i një martese të përzier shqiptare çerkeze (nga e ëma, i lindur në Mustafapasha më vitin 1869, dhe vdekur në Stamboll më 1949) vjen nga një familja nga Erebara, e zbritur një kohë në Dibër dhe e shpërngulur në Stamboll.
I ati Mehmeti ka qenë hoxhë emërmadh në Stamboll dhe një personalitet i njohur i administratës turke të asaj kohe.
Riza Tefik Dibrani, filozof i madh turk me prejardhje shqiptare
Shënimi i vetëm shqiptar (që është ky i vëllimit të lartpërmendur) mbi filozofin Riza Tefik-Dibrani, i njohur në botën turke si Riza Tefik Bylykbashi, pas referencës së Nolit, e vë këtë emër në kontekstin e rilindasve të mëdhenj shqiptarë për nga formati i gjerë intelektual dhe krijues, një Sami Frashër i dytë i botës shqiptare që ka shkruar turqisht.
Me botën dhe brezin e rilindësve shqiptarë në Stamboll dhe përtej, gjithandej ku vepronte ky brez i viteve të 80 të shekullit të XIX, e lidhin shumë gjëra. Ka qenë i shkueshëm dhe i afërt me të gjithë dhe mbi të gjitha me Ismail Qemalin, në shtëpinë e të cilit në “Arnaut Qoy” ka patur banuar familja e tij, kurse shok nga mësimet universitare dhe shok idealesh kombëtare ka pasur Dr.Ibrahim Temon nga Struga, Dervish Himën nga Ohri dhe Hasan Prishtinën.
Shkrimet e tij që trajtojnë problematikën shqiptare kanë mbetur kryesisht të panjohura gjer më tash, përveç disa shkrimeve mbi problemet gjuhësore të shqipes dhe ne do t’i kemi të plota për nevojat e projektit tonë nga një bashkëpunëtor i projektit tonë në Stamboll.